Këto pamje nuk i përkasin ndonjë fshati, por qytetit të Rrëshenit. Rruga dhe trotuare të amortizuara është panorama që të shoqëron në pjesën më të madhe, si në qendër ashtu dhe në zonat periferike.
Kjo problematikë vijon prej kohësh duke u kthyer në shqetësim për këmbësoret dhe drejtuesit e automjeteve. Qytetarët e konsiderojnë të papranueshme situatën e krijuar me infrastrukturën, duke fajësuar bashkinë për mungesë vëmendje.



