Manastirliu: 368 000 vaksina falas kundër gripit sezonal  

Manastirliu: 368 000 vaksina falas kundër gripit sezonal  

Në të gjitha qendrat shëndetësore po vijon vaksinimi falas kundër gripit për të gjitha kategoritë e rrezikuara, sipas planifikimit të Institutit të Shëndetit Publik  në zbatim edhe të strategjisë së Vjeshtë-Dimrit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shprehur mirënjohje për punën e palodhur të të vaksinatoreve dhe ekspertëve të vaksinimit që po i përgjigjen me profesionalizëm e përkushtim qytetarëve.

“Mirënjohëse për punën e palodhur të vaksinatoreve dhe ekspertëve të vaksinimit që po i përgjigjen me profesionalizëm e përkushtim qytetarëve, duke garantuar një proces vaksinimi të sigurt dhe efikas kundër gripit, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, në zbatim të strategjisë së Vjeshtë-Dimrit”, shprehet ministrja.

Me 368 000 vaksina falas, thekson ajo, mbrojmë stafet mjekësore, të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal.

Ministrja e Shëndetësisë ka theksuar rëndësinë e kontaktit me mjekun e familjes për trajtimin e COVID-19 në banesë dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve të lidhen me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për të shmangur keqinformimet apo trajtimet e gabuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy