Regjisori Kastriot Çipi thotë se një pjesë e madhe e shqiptarëve që shkojnë në Britani janë me rekorde kriminale për vrasje, drogë dhe krime të tjera të rënda.
Britania po e mëson nga vuajtja, që ka pasur të drejtë Viktor Orban që kufijtë duhen, nuk mund të ketë shtet pa kufij, pa kontrolluar kush hyn dhe kush del.
Britania ka plotësisht të drejtë që t’i kthejë të gjithë emigrantët në Francë. Edhe shqiptarët përfshirë, por nuk e kam vetëm me ta.
Ti ke ardhur në Francë dhe unë duhet të japë azil në Britani? Merre në Francë.
Për çështjen e emigracionit, Orban u përball me kritika të ashpra, për ngritjen e murit në gjithë kufirin e tij.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Çipi deklaroi se me emigracionin po bëhet ndryshim demografik i dhunshëm i shoqërisë.
Ai tha se duhen pyetur shqiptarët nëse i duan emigrantët dhe sipas tij nuk i duan, por jo për urrejtje etnike, por se duan të mbrojnë vendin e tyre të punës.



