Xhadat- Universiteti i Tiranës “hap thesin”, 41 milionë lekë për medalje ari dhe argjendi

Xhadat- Universiteti i Tiranës “hap thesin”, 41 milionë lekë për medalje ari dhe argjendi

Në këtë 65 vjetor duket se Univertiteti i Tiranës e ka hapur thesin. Teksa ka shpallur fituesin e organizimit të aktiviteteteve me rastin e përvjetorit, vazhdon me thirrjen për tendera të tjerë. Një tjetër tender po organizohet këto ditë nga Universiteti i Tiranës për “ Blerje materiale speciale medalje ari dhe argjendi për studentët e UT-së”. Fondi i vënë në dispozicion është 41 milion lekë. Me këto para UT ka porositur ; 256 medalje me titull “Medalje e Artë”.  

Materiali: Bakër, medalja e artë do të trajtohet me galvanizim me ar dekorativ 24 karat. Trajtimi i dizajnit do të jetë 3D-thuhet në dokumentat e tenderit; si dhe 314 medalje me titull “Student i Shkëlqyer”. Materiali: Bakër, do të trajtohet me galvanizim me argjend. Trajtimi i dizajnit edhe në këtë rast do të jetë 3D. Të dy llojet e Medaljeve do të përmbajnë në njërën anë Logon e Universitetit të Tiranës.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik, fillimisht Univeristeti i Tiranës, hapi procedurën e tenderit për të porositur, Çertifikata me titull “Medalje Ari: Disajn dhe printim i personalizuar i çertifikatave, në format A4, 256 copë si dhe ; Çertifikata me titull “Student i Shkëlqyer”: Disajn dhe printim i personalizuar i çertifikatave, në format , A4 , 314 copë.

Fondi limit ishte i njëjti, 41 milionë lekë. Çmimi i një certifikate, sipas një lloragie të thjeshtë, ishte 70 mijë lekë. Menjëherë më pas UT, e konsideroi këtë një lapsus duke kërkuar ndryshim të dokumentave të tenderit, për zëvendësimin e porosisë nga certifikata, në medalje ari dhe argjendi për studentët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy