Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Mes viktimave ishte edhe një infermier, raportoi ministria.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 135 raste të reja me Covid-19, ndërsa numri i të shëruarve raportohet të jetë 94.
Ministria konfirmoi se të shtruar në spital janë 189 pacientë, 12 në terapi intensive, prej tyre 4 të intubuar.
COVID-19 – Statistika (5 Shtator 2020)
Testime totale 67057
Raste pozitive 10102
Raste të shëruara 5976
Raste Aktive 3814
Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)



