Studimi: Më mirë beqar se i martuar

Studimi: Më mirë beqar se i martuar

Nëse je beqar, gjasat janë që të kesh lidhje më të forta sociale. Martesa mund t’i kufizojnë njerëzit në aspektin e lidhjeve shoqërore dhe nuk është gjithmonë fundi i lumtur që ne presim në fillim të saj. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në vitin 2015, i publikuar në “Journal of Social and Personal Relationship”.

“Individët beqarë kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në kontakt, të japin dhe të kërkojnë ndihmë nga prindërit, motrat dhe vëllezërit, fqinjët apo miqtë, sesa të martuarit”, thuhet në studim.

Studimi zbuloi se të qenit i paangazhuar në një lidhje martesore lë hapësirë për lidhjet shoqërore te meshkujt dhe femrat.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se, në vend të promovimit të martesës, politikat publike duhet të "njohin kufizimet shoqërore që lidhen me martesën dhe të mbajnë parasysh se beqarët kanë përfshirje më të madhe me komunitet ".

Studimi i kryer në vitin 2015 u rikthye në vëmendje falë një diskutimi në TEDx në maj 2017, gjatë të cilit Bella DePaulo argumentoi se shoqëria shpesh e nënvlerëson jetën, marrëdhëniet dhe historinë e njerëzve beqarë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy