Mjeku toksikolog Alert Drishti flet për peshqit helmues në ujërat shqiptarë. Për emisionin “Zgjohu me MCN” ai tha se fatmirësisht nuk kemi shumë raste që vijnë në spital nga peshqit helmues.
Sipas tij, këta peshq nuk na sulmojnë për të na helmuar, por kanë reflekset e tyre mbrojtëse.
Kafshimet dhe pickimet që është një nga mënyrat e helmimit në det, janë gjithmonë në brigje. Toksinat detare vijnë pasi hamë butakët që ushqehen nga algat dhe mes tyre algat helmuese. Përgjithësisht kur pickohemi apo kafshohemi nga peshq helmues, rekomandohet kompresa me ujë të ftohtë, pasi ul edemën, por uji i ngrohtë nuk rekomandohet në pickime apo kafshime.
Nga helmet detare helmohemi ose duke ngrënë produkte detare, ose kontaktit me lëngjet e këtyre kafshëve, ose duke u kafshuar ose pickuar. Peshku më helmues që kemi në Shqipëri është Raja në det. Ka një karakteristikë që afrohet shumë në breg dhe qëndron në rërë, është i padukshëm. Për efekt mbrojtës pickon dhe na godet se ka një bisht të gjatë.
Ky është helm neurotoksik, ku plaga është e dhimbshme. Duhet të dalim menjëherë nga deti, të pastrohemi ta detoksikojmë, të vendosim kompresa të ftohta dhe t’i drejtohemi qendrës më të afërt shëndetësore.
Mbajtja e këpucëve të ujit është një nga masat që duhet marrë si në plazhet ranore dhe në plazhet me gurë ku i veshim gjithmonë. Në plazhet ranore ne shpesh bëhemi neglizhentë dhe ecim zbathur. Alergji në lëkurë shënohen në momentin që kanë kontakt me lëkurën. Pasi hyhet në kontakt me kandilin ndjejmë një dhimbje dhe djegie që është e ndryshme në raport me njeriun.
Helmimet më të shpeshta vjen nga konsumimi i produkteve që detit që ushqehen me alga helmuese, por fatmirësisht nuk janë të shpeshta, sepse këto alga nuk grumbullohen shumë në vendin tonë.
Mënyra më tradicionale për të shpëtuar nga helmimi është lavazhi, duke pirë ujë të ngrohtë dhe duke provokuar të vjellat, për të hequr ushqimin që kemi ngrënë.



