Shtyrja e vitit shkollor/ PD, Pampuri: Dëshmi e dështimit të qeverisë me mësimin online

Shtyrja e vitit shkollor/ PD, Pampuri: Dëshmi e dështimit të qeverisë me mësimin online

Shtyrja e vitit të ri shkollor, për PD, nuk është asgjë më shumë se sa krijimi i hendeqeve te tjera për nxënësit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor.

Deputetja e zgjedhur e PD, Orjola Pampuri, thotë se i gjithë ky “ç'organizim” vjen nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.

“Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç'arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës për familjet me fëmijët me aftësi te kufizuar.

Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera për nxënësit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç'organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.

Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy