Mustafa Adib zgjidhet kryeministri i ri i Libanit

Mustafa Adib zgjidhet kryeministri i ri i Libanit

Mustafa Adib, një diplomat pak i njohur të hënën është zgjedhur kryeministri i ri i Libanit.

Adib pasi fitoi mbështetjen e partive të mëdha për të formuar një qeveri të re, do përballet me një krizë financiare dhe pasojat e shpërthimit në portin e Beirutit.

Ai ka qenë ambassador i Libanit në Gjermani që nga viti 2013, ndërsa emri i tij doli në skenë të dielën për të zëvendësuar Hassan Diab, qeveria e të cilit dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës të 4 gushtit në portin e Beirutit.

48-vjeçari lindi në qytetin verior të Tripolit dhe është një mysliman suni, duke e bërë atë të kualifikueshëm për kryeministër.

Biografia e tij në faqen e ambasadës në Berlin e paraqet atë si një akademik, i cili mban një doktoraturë në shkencat politike.

Nga 2000 në 2004, ai shërbeu si këshilltar i Najib Mikati, një miliarder dhe ish-kryeministër që mbështeti emërimin e tij të hënën.

Në vitin 2011, kryeministri i atëhershëm Mikati emëroi Adib si shefin e tij të kabinetit.

Opozita e refuzoi emërimin e Adib si kryeministër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy