Manastirliu inspektorëve të zyrave arsimore: Të plotësohen standardet për vitin e ri shkollor në publik dhe privat

Manastirliu inspektorëve të zyrave arsimore: Të plotësohen standardet për vitin e ri shkollor në publik dhe privat

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me inspektorët e zyrave arsimore të drejtorive rajonale, përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Ky takim kishte për qëllim diskutimin dhe planifikimin e masave për të siguruar që viti i ri shkollor të nisë mbarë dhe të përmbushë standardet më të larta të vendosura për institucionet arsimore në vend.

Kërkoj nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, një bashkëpunim dhe harmonizim më të mirë të punës tuaj.

Është e domosdoshme që të kemi një organizim më efektiv të planit të masave, veçanërisht kur bëhet fjalë për verifikimet, monitorimin dhe inspektimet.

Ky harmonizim kërkon që ju të jeni më të shpejtë, më ndërveprues, por mbi të gjitha, më të vendosur në këtë mision të përbashkët për të garantuar standardet më të mira dhe cilësinë më të lartë të sistemit arsimor.

Standardet fillojnë të plotësohen vetëm nëse ka një koordinim të ngushtë dhe një përkushtim pa kompromis nga ana juaj.

Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e përforcimit të bashkëpunimit me bashkitë për garantimin e kushteve infrastrukturore në shkolla, veçanërisht për ato që janë në proces rindërtimi ose rehabilitimi.

Do të kërkoj nga ju që të intensifikoni punën me bashkitë për të siguruar që shkollat të jenë të gatshme për të hapur dyert më 9 shtator në kushtet dhe standardet më të mira.

Kjo përfshin jo vetëm mirëmbajtjen e shkollave ekzistuese, por edhe përfundimin e projekteve të rindërtimit apo rehabilitimit në ato shkolla që janë në proces.

Pjesa më e rëndësishme e punës suaj është të garantoni që çdo lëndë, në çdo shkollë, qoftë në zonat urbane apo rurale, të jetë e mbuluar nga mësues të kualifikuar.

Nuk duhet të lejojmë që asnjë lëndë të mbetet pa mbulimin e duhur, sepse kjo do të dëmtonte cilësinë e arsimit që ne synojmë të ofrojmë për fëmijët tanë.

Manastirliu vuri gjithashtu theksin te monitorimi dhe inspektimi i shkollave private, duke kërkuar një angazhim të plotë për të siguruar që edhe këto institucione të përmbushin standardet e cilësisë.

Kërkohet një angazhim 100% nga ana juaj për monitorimin dhe verifikimin në shkollat e arsimit privat dhe kopshte.

Ky angazhim duhet të përfshijë monitorimin e infrastrukturës, verifikimin e licencave dhe sigurimin që të gjithë stafet pedagogjike të jenë të certifikuara dhe të njohura sipas ligjit në fuqi.

Fokusi ynë duhet të jetë garantimi i cilësisë së mësimdhënies dhe inspektimi i stafeve pedagogjike në institucionet e arsimit privat, për të siguruar që të gjithë fëmijët, qoftë në shkolla publike apo private, të marrin edukimin e merituar në përputhje me standardet e kërkuara.

Ministrja Manastirliu u ndal edhe te procesi i rëndësishëm i shpërndarjes së librave shkollorë.

Ditët e fundit të gushtit dhe fillimi i shtatorit janë kyçe për shpërndarjen e librave shkollorë falas.

Është e rëndësishme që ky proces të ecë me ritëm, që të gjitha shkollat të jenë të furnizuara në kohë dhe nxënësit të marrin librat e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy