Prenotimet për festat e fundvitit/ Sota: Në Vlorë ka rënie 15-20 %. Abuzohet me çmimet e cilësinë (VIDEO)

Prenotimet për festat e fundvitit/ Sota: Në Vlorë ka rënie 15-20 %. Abuzohet me çmimet e cilësinë (VIDEO)

Ervin Sota, kryetar i Shoqatës Arta tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se në Vlorë këtë vit për të festuar janë kthyer 15-20% më pak emigrantë. 

 

Më tej, Sota tha se çmimet janë shumë abuzuese.

 

Në Vlorë shikojmë rënie në shifrat 10-15% e deri në 20% të kthimit të kthimit të emigrantëve. Pra emigrantët që kthehen për të festuar në Shqipëri. 

 

Biznesi kapacitetin e ka në maksimum, ofertën e ka në maksimum. Si shoqatë të gjithë jemi për turizëm gjithëvjetor. E kemi të qartë se çfarë do të thotë turizëm, si mund të zhvillohet. Jemi pro prodhimit vendas. Jam i predispozuar dhe them që dhe në kulinari duhet të kthejmë tradicionalen. Duhet të lexojmë realitetin.

 

Ne ndikohemi nga importi i lëndëve të para. Jo vetëm që çmimet janë abuzuese që në gjenezë, por edhe cilësia duhet parë seriozisht. Nëse nuk shihet me seriozitetin e duhur është të bësh krim ndaj atdheut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy