
Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike moti do të përkeqësohet gjatë datave 10-11.11.2023 duke filluar nga ora 09:00 datë 10.11.2023 era do të ketë drejtimin Jug-Jug-Lindje, me shpejtësi ere 15-20 m/s, në forcën 6-7bft dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 3.00 metra.
Drejtoria e Përgjithshme ka marrë masat e më poshtme:
1.Është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 10-11.11.2023 duke filluar nga ora 09:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë të njoftohen për marrjen e masave për sigurimin e tyre.
2. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda kanë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 10-11.11.2023.
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 11.11.2023.



