28 prilli, Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

28 prilli, Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

28 prilli njihet si Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë e shërben si një fushatë ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën.

Në vitin 2003, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), filloi të shënojë Ditën Botërore me qëllim që të theksojë parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve në punë, duke përfituar nga pikat e forta tradicionale të ILO-s të trepartizmit dhe dialogut social.

Drupal Ad

28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve. Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta.

Çdo vit, më shumë se dy milionë gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Punëtorët vuajnë afërsisht një humbje prej 270 milionë euro çdo vit të lidhura më aksidentet dhe 160 milionë të tjera të lidhura me incidentet dhe sëmundjet po në vendin e punës. Substanca të rrezikshme vrasin 440.000 punëtorë në vit – asbesti merr 100.000 jetë në vit.

Një punëtor vdes çdo 15 sekonda në mbarë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy