Mbyllja e konvikteve/ Rezidenca studentore: Pagesa e nëntorit u vlen studentëve për dhjetorin

Mbyllja e konvikteve/ Rezidenca studentore: Pagesa e nëntorit u vlen studentëve për dhjetorin

Pas vendimit të Komitetit Teknik për mbylljen e universiteteve dhe konvikteve të paktën deri në muajin dhjetor, të shumta ishin ankesat e studentëve që kishin paguar tarifat e konvikteve apo të shtëpive me qera.

Rezidenca Studentore Nr.1 në Tiranë ka njoftuar studentët se regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme.

Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nëshkruara.

Ndërkohë pagesa e nëntorit do të jetë e vlefshme për muajin dhjetor, për ata studentë që nuk do ta marrin shërbimin.

Njoftimi i plotë:

Të dashur student!

Duke marr shkas nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit në universite online gjatë muajit nëntor dhe mbylljen e konvikteve, ju njoftojmë se:

1. Të gjitha regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme. Ky vendim nuk prek regjistrimet dhe si i tillë, asnjë prej tyre nuk do të anullohet. Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nëshkruara.

2. Pagesa e tarifës për muajin nëntor, për ata student që nuk do ta marrin shërbimin, do të jetë e mbartur për muajin dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy