Zjarri shkrumbon parkun kombëtar të Lurës

Zjarri shkrumbon parkun kombëtar të Lurës

Parku Kombëtar i Lurës është përfshirë nga zjarri pasditen e së martës, flakët të cilat u përhapën me shpejtësi për shkka të erës. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Dibrës dhe autoritetet e tjera vendore, si dhe helikopteri Cougar, për ndërhyrje nga ajri.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se situata është serioze për shkak edhe të terrenit të vështirë malor.

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë. Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve. Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë. Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës”, thotë ministri Peleshi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy