Sasi të mëdha peshku, që rriten në rezervuarin e Shkafanës në Durrës ka përfunduar i ngordhur në kanalet vaditëse të fshatit.
Një skandal ekologjik në Ishëm i denoncuar nga vetë banorët, ndërkohë që MCN sjell pamjet e dëmit të shkaktuar.
Sipas banorëve, gjithçka ka ndodhur, pasi uji i rezervuarit është derdhur qëllimisht, në mënyrë të papërgjegjshme, ndërsa kjo ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar për situatën alarmante të krijuar, që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë mjedisin, por ka krijuar edhe dëme për banorët e zonës.



