Kushi: 2021 fillon mbarë me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%

Kushi: 2021 fillon mbarë me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%

Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%.

Kështu u shpreh sot ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, e cila theksoi se “puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë”.

Ministrja Kushi bëri të ditur se “në vitin 2017 paga e mësuesve u rrit me 10%, në 2019 me 7% dhe në 2021 me 15%”.

Më herë ministrja e Kushi e ka konsideruar rritjen e pagës së mësuesve një nga lajmet më të mira të buxhetit 2021.

“Rritja e pagave për të gjithë punonjësit e arsimit parauniversitar do të jetë 15% me një efekt financiar prej 3.5 miliardë lekë”, – ka thënë Kushi.

Ministrja Kushi ka theksuar gjithashtu se “mësuesit meritojnë gjithnjë e më shumë, sidomos në këtë periudhë që ata po tregojnë përkushtim të jashtëzakonshëm çdo ditë, sakrificë, vendosmëri për përballimin e situatës për COVID-19. Ata meritojnë të gjithë mbështetjen, respektin, mirënjohje e solidaritetin pa kufi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy