Kompania “2A Group”, ka shkaktuar një masakër mjedisore në fshatin Mifol, duke gërryer kodrat për të marrë dhe’ për mbushjen e sipërfaqes në kantierin e aeroportit të Vlorës.
Pas denoncimeve të banorëve, IKMT konstatoi se kompania nuk dispononte lejen “Për Ndikimin në Mjedis” dhe vendosi pezullimin e punimeve, si dhe gjobë ndaj “2A Group”.



