Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Rama po përdor Veliajn për të shembur Teatrin Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Rama po përdor Veliajn për të shembur Teatrin Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se kryeministri Rama po tenton të përdorë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për të shembur Teatrin Kombëtar.

Në një reagim ndaj vendimit të qeverisë, për t’ia kaluar truallin e Teatrit Kombëtar, Bashkisë së Tiranës, Aleanca i bën thirrje gjithë qytetarëve që t’i bashkohen kauzës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar. 

Manovra është shumë e qartë, po tentohet të miratohet shembja me anë të Këshillit Bashkiak, që është pjesë e pirgut kutërbues të mbeturinave-institucione që kanë mbetur në këmbë nga regjimi kriminal që ka kapur institucionet e shtetit dhe ka përdhosur Kushtetutën”, citohet nga reagimi i Aleancës.

Në reagimin e tyre për mediat, aktivistët nënvizojnë se pasi dështuan me ligjin special (që e bënë në Parlament me qëllimin për t'iu shmangur përgjegjësisë penale), prapë nuk guxojnë ta miratojnë përmes Ministrisë së Kulturës, por ia kalojnë Bashkisë Tiranë e cila të procedojë përmes Këshillit Bashkiak si organ kolegjial.

Sa frikë kanë! Harrojnë se me krijimin e Gjykatës Kushtetuese zgjedhjet anti-kushtetuese të 30 Qershorit 2019 do të rrëzohen bashkë me Këshillat kukulla”, citohet nga reagimi.

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit theksojnë se Teatri Kombëtar i një shteti, pronë e një njësie vendore, kjo as nuk është parë dhe dëgjuar. Sipas tyre, Qeveria ia transferon Bashkisë për plaçkë që ta alokojë si borxh dhe të mos i llogaritet Buxhetit të Shtetit.

Teatrin duna ta shtojnë te lista e borxheve që të paguajnë qytetarët e Tiranës, krim i disafishtë”, shkruajnë aktivistët.

Prej 24 marsit 2020, Teatri Kombëtar është zyrtarisht pjesë e listës së Europa Nostra me “7 vendndodhjet më të rrezikuara në Europë”.

Ekspertët e Europa Nostra priten në harkun e pak ditëve të vijnë dhe të merren me mundësitë për restaurimin e plotë të tij dhe ky restaurim do të ndodhë nëse e duan ose jo mafiozët në pushtet”, citohet nga reagimi.

Sipas tyre, vullneti i Europës është i qartë, i shprehur nga Komisionerja për Kulturën dhe direkt nga Komisioni Europian. Ata tregojnë se Europa Nostra që prej 2013-tës ka shpëtuar 24 site kulturore nga shembja dhe shuarja përfundimtare, duke shtuar se deri më sot nuk ka ndodhur që ndonjë nga ato të shembet - e kush ka forcë të luftojë kundër këtij vullneti?

Kryetarit të bashkisë, të votuar në votime monopartiake, me më pak se 15% të votave të qytetarëve të Tiranës dhe i cili mban detyrën në mënyrë anti-kushtetuese iu vulos sot vrasja politike. Le të guxojë ai bashkë me minionët e tij t’i afrohen Teatrit Kombëtar”, theksojnë aktivistët.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve të Tiranës, të gjithë mbështetësve të kauzës së Teatrit, bojkotuesve të politikës shkatërruese ndaj qytetit ushtruar nga Erion Veliaj që prej vitit 2015, t’i bashkohen Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të zmbrapsur këtë plan të ri dhune për shkatërrimin e Teatrit.

Ka një projekt antikombëtar, për të transformuar çdo vlerë shpirtërore, në truall ndërtimi për ta tharë përfundimisht shpirtin e shqiptarit, por pikërisht për këtë arsye, ky projekt nuk duhet dhe nuk do të avancojë”, nënvizohet në reagimin e aktivistëve për mediat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy