Para se të bëni plane: Surprizat e motit këtë fundjavë

Para se të bëni plane: Surprizat e motit këtë fundjavë

Nëse do të bëni plane për këtë fundjavë, përgatituni për kohë të vranët dhe reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, të shtunën moti parashikohet kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë dhe intervalet e shkurtra me diell në zonat e ulëta dhe në bregdet.

Përgjatë gjithë ditës do të ketë prezencë të reshjeve të shiut por intensiteti më i lartë i tyre pritet të jetë në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Në zonat malore veriore dhe verilindore do të ketë edhe reshje në formën e dëborës.

Për ditën e diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në orët e mëngjesit. Gradualisht reshjet humbasin intensitet dhe terren duke mbetur të pranishme përgjatë relieveve malore.

Ndërsa në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në fushën termike temperaturat pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në vlerat e mesditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy