Një rast pozitiv me koronavirus në një shkollë private në Korçë

Një rast pozitiv me koronavirus në një shkollë private në Korçë

Një person prej stafit edukativ të një shkolle private në Korcë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtoria e shkollës nëpërmjet një njoftimi. Mësuesi është diagnostikuar me Covid-19 në Greqi, por kjo ka alarmuar prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle.

Ai punonte me kohë të pjesshme në shkollën private në Korçë dhe kontakti i fundit me kolegët e shkollës ka qenë në datën 9 mars.

Aktualisht, mësuesi ndodhet në Greqi.

Të dashur prindër, ju informojmë se një person prej stafit edukativ të Shkollës “Omiros” u gjend pozitiv ndaj koronavirusit ditën e Premte datë 13/03/2020. Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë ardhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv”, citohet nga njoftimi i shkollës.

Në njoftim theksohet se duke pasur parasysh dhe probabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mëposhtme në rast se keni një prej shenjave të bëra publike e që lidhen me infektimin nga ky virus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy