Ishte në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, vetëvritet mjekja në Nju York

Ishte në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, vetëvritet mjekja në Nju York

Një mjeke në qytetin e Nju Yorkut që ishte në vijën e parë të luftës kundër virusit Covid-19 në SHBA është vetëvrarë, duke shkaktuar tronditje të thellë në vend.

BBC raporton se Dr. Lorna Breen, drejtoreshë e departamentit të urgjencës në Spitalin e Nju York-Presbyterian Allen në Manhattan, ndërroi jetë nga plagët e shkaktuara vetvetes, sipas njoftimit të policisë.

Babai i 49-vjeçares, Dr Philip Breen, i tha Neë York Times: “Ajo u përpoq të bënte punën e saj dhe kjo i mori jetën”.

Nga 56 mijë viktima në SHBA nga koronavirusi, 17.500 janë në Nju York. I ati shtoi se e bija nuk kishte pasur asnjë histori të sëmundjeve mendore. Ajo vdiq në Charlottesville, Virxhinia, ku po qëndronte me familjen e saj.

Edhe Lorna vetë ishtë sëmurë gjatë punës me koronavirus, por e kishte marrë veten dhe rreth një javë e gjysmë pas rikuperimit, që kthyer në punë. Spitali e kishte dërguar përsëri në shtëpi, përpara se familja e saj “të ndërhynte” për ta sjellë në Charlottesville, tha babai.

Ai shtoi se herën e fundit që kishin folur bashkë, ajo i kishte treguar sesi po vdisnin pacientët me Covid-19 që përpara se të mund t`i merrte ambulanca. Dhjetra pacientë ndërruan jetë prej sëmundjes në spitalin me 200-shtretër në Manhattan.

“Ajo ishte vërtet në llogore në vijën e parë,” tha babai i saj për Times.”Sigurohuni që të vlerësohet si heroinë. Ime bijë është viktimë po aq sa kushdo tjetër që ka vdekur. Sipas gazetës, Dr Lorna Breen ishte një e krishterë e devotshme dhe shumë e lidhur me familjen. Një herë në javë, ajo shkonte vullnetarisht të vizitonte të moshuarit në një azil pleqsh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy