
Vjen edhe një lajm i mirë në këto ditë të vështira ku pjesa më e madhe e vendit është në uji.
Pas situatës së vështirë që sollën reshjet e dendura të shiut, qytetarët e Tiranës u përballën me ndërprerjen e uji të pijshëm.
Ndërprerja e reshjeve të shiut, si dhe puna e kryer nga specialistët e UKT-së gjatë këtyre 24 orëve, ka bërë që situata në liqenin e Bovillës të përmirësohet ndjeshëm dhe të rinisë furnizimi me ujë i atyre lagjeve të Tiranës, të cilat një ditë më parë, për shkak të turbullimit të ujëmbledhësit, patën ndërprerje të ujit.
Reshjet e dendura shkaktuan turbullirë në Liqenin e Bovillës, për pasojë impianti i përpunimit të ujit e bllokoi furnizimin me ujë për disa zona të kryeqytetit.



