Acari përfshin Adriatikun, pezullohen lundrimet Bari-Durrës

Acari përfshin Adriatikun, pezullohen lundrimet Bari-Durrës

Moti i keq ka pezulluar lundrimet nga porti i Barit drejt atij të Durrësit, deri në përmirësimin e situatës. 

I ftohti dhe erërat të forta kanë bërë që deti të ketë dallgë të mëdha duke e bërë të pamundur lundrimin, si për anijet ashtu edhe për tragetet.

Era është me shpejtësi 70km/h me drejtim verilindje, ndërsa deti mbi 7 ballë, çka e bën të pamundur lundrimin e trageteve drejt Durrësit.

Ndërkohë Kapitaneria e Durrësit ka lajmëruar të gjitha anijet tregtare dhe peshkarexhat të qëndrojnë në vendstrehime të sigurta për shkak të motit të keq me erë të forte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy