CDC dhe FDA rikthejnë injektimet me vaksinën “Johnson & Johnson”

CDC dhe FDA rikthejnë injektimet me vaksinën “Johnson & Johnson”

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrimin e Ushqimit dhe Barnave ka hequr pauzën 10-ditore mbi vaksinën Johnson & Johnson, por do të lëshojnë një “fletushkë” për stafin mjekësor duke i paralajmëruar ata për potencialin që kjo vaksinë mund të ketë për mpiksjen e gjakut. Ky fenomen është hasur rrallë por në raste serioze, raporton abcnews.com.

Dr. Peter Marks, drejtor i Qendrës së FDA për Vlerësimin dhe Kërkimin e Biologjikëve, tha se injektimet do të rifillojnë menjëherëe pas njoftimit të bërë. Po ashtu Marks tha se FDA kishte përgatitur fletushka edhe për pacientët.

Drejtoresha e CDC, Dr. Rochelle Walensky, shprehu mbështetjen e saj për “rikthimin” e injektimeve me vaksinën edhe pse anëtarët e panelit votuan kundër planit, pasi donin një paralajmërim më specifik për gratë, të cilat dukeshin se ishin më të prekshme nga mpiksjet e gjakut.

Deri më tani ka 15 raste të konfirmuara me mpiksjen e gjakut, të cilat kanë të bëjnë me numrin e ulët të trombociteve pas marrjes vaksinës J&J. Mpirja ndodh në venat afër sipërfaqes së trurit, një gjendje e quajtur “tromboza e sinusit venoz cerebral”. Ekspertët paralajmërojnë rastet janë të rralla. 15 në gati 8 milion injektime. Megjithatë gratë nën moshën 50 vjeç duket sikur janë më të rrezikuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy