Digjet statuja e Melania Trump në vendlindjen e saj

Digjet statuja e Melania Trump në vendlindjen e saj

Një statujë druri e zonjës së parë të Amerikës, Melania Trump, në qytetin e saj të lindjes Sevenica, të Sllovenisë, është djegur gjatë natës mes 4 dhe 5 korrikut.

Ky lajm raportohet nga Reuters, duke cituar artistin amerikan Brad Downey, i cili realizoi veprën.

“Dua të di se pse e bënë”, tha Downey. Ai kërkon të flasë me autorët e këtij veprimi, për një film që po realizon në kuadër të ekspozitës së tij që pritet të hapet në shtator.

Statuja përfaqësonte Melaninë të veshur me të kaltra, ashtu siç u shfaq kur i shoqi Donald Trump, mori detyrën si President.

Fytyra e statujës ishte e gdhendur në mënyrë disi abstrakte duke mos pasqyruar portretin e Melania Trump.

Statuja ishte realizuar me një sharrë elektrike, duke përdorur dru lisi.

Në janar, një statujë e madhe prej druri që i ngjan Donald Trump, e krijuar nga një artist vendas vitin e kaluar, u dogj në qytetin e Sllovenisë, Moravce, në lindje të kryeqytetit të Ljubljanës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy