
Teologu indian Samad Ahmed Ghori, thotë se islami është ajo fe që e balancon, dhe në këtë drejtim shpreh bindjen se përveç trupit ka dhe shpirt dhe feja që ka zgjedhur i balancon shpirtin.
Ai është i bindur se pavarësisht nga modernizmi apo trysnia e shoqërisë për të qenë të lirshëm përtej kufijve, mendon se besimi në Zot e frenon dhe më vendos një kufi që nuk duhet ta shkelë.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, teologu indian shtoi se islamin e sheh si një fe që vendos të drejtat dhe detyrimet për të dyja gjinitë.
Burrat janë kujdestarë ndaj grave. Kurani jep arsyen pse duhet të jenë kujdestarë se janë të fortë fizikisht dhe punojnë dhe shpenzojnë për ato. Nëse nuk i kanë këto dy cilësi, nuk janë më kujdestarë.
Nuk duhet t’i shqetësoni gratë për ato gjëra që iu keni dhënë, përveçse kur ato bëjnë imoralitet të hapur. Nëse një grua është zemërake apo s’di të gatuajë, thuhet se Zoti mund të ketë lënë mirësi tek ajo gjë që ju nuk e pëlqeni. Profeti Muhamed gjatë gjithë jetës së tij, nuk rezulton që të ketë rrahur ndonjë grua.
Më i miri prej jush është ai që është më i miri në familje, më i miri në familje është gruaja. Së pari thotë këshillojini, ndajini shtretërit. Gruaja ka të drejtë të ndahet prej burrit, kur zbulon imoralitetin e tij.



