“Përmes check up-it krijohet për here të pare një bazë të dhënash shumë e rëndësishme në sistemin e shëndetësisë” kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në qendrën shëndetësore nr.10 në kryeqytet.
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është shteti i vetëm në Europë që nuk ka një kartelë shëndetësore të popullatës. Në qendrën shëndetësore nr.10 Rama u shoqërua nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.



