
Në kuadër të Konferencës së 17-të të Këshillit të Evropës për Sportin, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u takua me ministren e Sportit dhe Turizmit të Kroacisë, Nikolina Brnjac.
Kushi e cilëson si një takim të frytshëm në kuadër të Ministerialit të 17-të të Këshillit të Evropës për Sportin, këtë herë me ministren e Sportit dhe Turizmit të Kroacisë, teksa bën me dije se u diskutua mundësia e një bashkëpunimi më të ngushtë mes dy vendeve në fushën e sportit.
Ndamë së bashku sfidat aktuale me të cilat përballet sot ky sektor, si dhe përvojat e vendeve tona në zhvillimin e politikave që nxisin gjithëpërfshirjen dhe barazinë në sport, veçanërisht në sistemin arsimor për fëmijët dhe të rinjtë.
Në këtë konferencë u miratuan dy rezoluta që janë piketa shumë të rëndësishme drejt garantimit më të mirë të barazisë gjinore, përfshirjes më të lartë në sport dhe rritjes së sigurisë për fëmijët në sport.
Konferenca e 17-të e Këshillit të Evropës për Sportin është sot në ditën e tretë të saj dhe është një ndër aktivitetet më të rëndësishme në aspektin e rritjes së bashkëpunimit ndërministror.



