Braho: Tolerancë zero për subjektet që shkelin protokollet anti-Covid (VIDEO)

Braho: Tolerancë zero për subjektet që shkelin protokollet anti-Covid (VIDEO)

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor paralajmëron bizneset se nuk do të tolerojë asnjë shkelje të protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së epidemisë Covid-19.

Kreu i këtij institucioni, Vjollca Braho, pas një inspektimi të kryer sot, tha se nuk do të falet askush nëse kapet në shkelje të ligjit.

Ka ardhur momenti që të kemi tolerancë zero, pasi në disa subjekte ku shkelen këto protokolle, mund të jenë bartës të virusit. Do të ketë tolerancë zero për subjektet në shkelje të ligjit”, tha ajo.  

Braho tha se kohët e fundit është vënë re neglizhencë nga ana e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave.

Javën e fundit janë vendosur 88 masa administrative, 72 janë gjoba dhe pjesa tjetër mbyllje e përkohshme e subjekteve. Vetëm këtë javë janë mbyllur 12 subjekte”, tha Braho.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy