Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit kundër ndërtimit të resortit, Koka: Projekti prek rreth 80 familje

Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit kundër ndërtimit të resortit, Koka: Projekti prek rreth 80 familje

Banorët e zonës së Rrjollit u mblodhën këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë në një protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik në pronat e tyre. 

 

Qytetarët nga Velipoja kundërshtojnë projektin që po zhvillohet nga kompania “Gener 2”, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, duke pretenduar se cenon pronat e trashëguara prej brezash.

 

Një nga banoret e prekura nga ky projekt, Luciana Koka, në një prononcim për MCN Live, deklaroi se kjo është hera e dytë që organizojnë një protestë të tillë, ndërsa theksoi se rreth 80 familje preken drejtpërdrejt.

 

Prezenca e medias na bën më të fortë duke i dhënë më shumë zë kauzës sonë. Kjo është protesta e dytë që organizojmë. E para ishte në muajin mars, kur mjetet e ‘Gener 2’ nisën punimet, por ato u ndërprenë pasi, sipas nesh, mungonte leja e ndërtimit. 

 

Tani punimet kanë rinisur sërish. Jemi rreth pesë fise, afro 80 familje, që prekem nga ky projekt, i cili na merr pronën e trashëguar nga stërgjyshërit tanë. Nuk jemi kundër zhvillimit, por secili duhet të marrë atë që i takon. Kërkojmë kohë që drejtësia të shprehet.

 

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar dokumentacionin dhe për të garantuar, sipas tyre, respektimin e të drejtave të pronës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy