Australi/ Bllokohen 270 balena në një ishull, vazhdon operacioni i shpëtimit

Australi/ Bllokohen 270 balena në një ishull, vazhdon operacioni i shpëtimit

Një e treta e 270 balenave pilot që u bllokuan në shtetin ishullor të Tasmanias në Australi kanë ngordhur, ndërsa ekipet e shpëtimit arritën të lirojnë 25 balena.

Operacioni ende po vazhdon për shpëtimin e kafshëve të tjera.

Ato u zbuluan të hënën në një plazh në bregun perëndimor të Strahan.

Mësohet se 60-të njerëz i janë bashkuar operacionit të shpëtimit.

Ne kemi shpëtuar rreth 25 balena deri më tani, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të punojnë dhe numri i balenave të shpëtuara do të rritet”, u tha gazetarëve Menaxheri i Shërbimit të Kafshëve të Egra, Nic Deka.

Biologu Kris Carlyon deklaroi se operacioni i shpëtimit po ecën me ritme shumë të ngadalta.

Rreth një e treta e balenave kishin ngordhur të hënën në mbrëmje dhe shumica e tyre ishin të paarritshme me anije për shkak të cekëtisë.

Carlyn theksoi se balenat pilot janë një specie e fuqishme dhe ato që kanë mbijetuar mund të jetojnë për disa ditë, nëse moti do të jetë i freskët.

Kishte ndodhur edhe më parë që balenat të bllokoheshin, por ky ishte bllokimi më masiv që kishte ndodhur në shtetin më jugor të Australisë.

Autoritetet nuk e kanë mësuar ende arsyen se pse balenat u bllokuan.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy