Një sektor prej 8 kilometrash i lumit Misisipi, në afërsi të qytetit Sent Luis në Misuri u mbyll nga autoritetet amerikane për mjetet lundruese, për shkak të kushteve të rrezikshme.
Ditët e fundit, stuhitë e tornadot e kanë goditur ashpër këtë zonë të SHBA-së, duke fryrë lumenjtë e duke shkaktuar përmbytje. Ekspertët parashikojnë se niveli i lumenjve do të arrijë kulmin të enjten ndërsa janë evakuar të gjithë banorët.



