Çopja: Zjarri në landfillin e Elbasanit nuk është shuar në brendësi, katastrofë mjedisore dhe shëndetësore

Çopja: Zjarri në landfillin e Elbasanit nuk është shuar në brendësi, katastrofë mjedisore dhe shëndetësore

Anëtarja demokrate e Këshillit Bashkiak Elbasan, Bjana Çopja për pasojat e zjarrit në landfill ku ndotja në Elbasan ka dalë tej normave, kërkon që vendgrumbullimi i mbetjeve të largohet nga zona e banuar dhe nga bregu i Shkumbinit, duke folur për katastrofë mjedisore dhe shëndetësore.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo deklaroi se ndotja ishte e paralajmëruar, por me zjarrin problematika u shumëfishua. 

Grimcat që përhapen në ajër nuk i japin efektet sot, por më vonë dhe kryesisht në traktin respirator. Zjarri në landfillin Elbasan nuk është shuar në brendësi, vazhdojnë zjarre të vogla në landfill. 

Pavarësisht përpjekjeve për të mbyllur këtë çështje, ne ia kemi lënë në dorë Prokurorisë Elbasan dhe prokurorit Xheljan Seferi dhe duhet që zgjidhja të jetë e menjëhershme dhe ky landfill të largohet menjëherë nga atje dhe aq më tepër buzë lumit Shkumbin. 

Kallëzimet i kemi çuar në prokurori, urojmë që të merren masat e duhura. Nëse nuk merren masat e duhura do i shkojmë deri në fund në mënyrë që ata që janë përgjegjës të mbajnë përgjegjësi. Katastrofa mjedisore tashmë është dhe shëndetësore.

 Nëse më parë po flisnim për vendgrumbullimin e mbetjeve që kishte tejkaluar kapacitetin, tani me zjarrin dhe ajrin e ndotur kemi një katastrofë shëndetësore.

Ka papërgjegjësi të institucioneve, të bashkisë Elbasan dhe EcoElb. 

Duhej që ky landfill të ishte i kapsuluar, që të mos kishte problematika nga zjarret. Por askush nuk mban përgjegjësi deri në këtë moment që po flasim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy