Vala e të nxehtit në Shqipëri, mjekët apel për kujdes dhe hidratim të vazhdueshëm

Vala e të nxehtit në Shqipëri, mjekët apel për kujdes dhe hidratim të vazhdueshëm

Shqipëria po përballet prej disa ditësh me temperatura të larta, duke shtuar rrezikun për probleme shëndetësore, veçanërisht te grupet më vulnerabël të popullsisë, si të moshuarit, fëmijët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

 

Në këtë situatë, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe ka përcjellë rekomandimet e specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik për të përballuar sa më mirë valën e të nxehtit.

 

Ekspertët këshillojnë konsumimin e rregullt të ujit gjatë gjithë ditës, shmangien e qëndrimit në diell në oraret me temperatura më të larta, si dhe qëndrimin në ambiente të freskëta dhe të ajrosura.

 

Po ashtu, rekomandohet përdorimi i veshjeve të lehta dhe kërkimi i ndihmës mjekësore në rast se shfaqen simptoma që mund të lidhen me ekspozimin ndaj temperaturave ekstreme.

 

Autoritetet shëndetësore vijojnë të apelojnë për vigjilencë, ndërsa sipas parashikimeve moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy