Arbër Lleshi, aktivist tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se ajo që bashkon të gjithë qytetarët që dalin në shesh është fakti që ata gjithë këtë periudhë janë ndjerë të papërfaqësuar nga elita politike.
Duke vijuar Lleshi tha se mbase ngaqë protesta shpërtheu spontanisht, edhe intelektualët apo njerëzit me potencial aty janë kapur të papërgatitur.
Ajo që e karakterizon këtë protestë është fakti që qytetarët ndihet të papërfaqësuar nga elita. Ata janë aty se nuk janë përfaqësuar kurrë politikisht. Ndoshta intelektualët janë kapur të papërgatitur, apo ata njerëz që e kanë potencialin janë kapur të papërgatitur. Protesta shpërtheu spontanisht. Ky është proces që kërkon kohë. Qytetarët shqiptarë sot e gjeten forcën të reagojnë dhe të thonë nuk mundemi më të pranojmë mospërfaqësinë politike.
Në protestë ka të majtë, të djathtë, të qendrës, patriotë, intelektualë. Përçarja është fjalë pezhorative. Janë shumë rryma të ndryshme dhe përfaqësimi i tyre nuk mund të jetë vetëm nga një elitë.



