Miratohet me VKM një tjetër fond për tërmetin, tre bashki përfitojnë rreth 1.3 miliardë lekë

Miratohet me VKM një tjetër fond për tërmetin, tre bashki përfitojnë rreth 1.3 miliardë lekë

Këshilli i Ministrave mori sot disa vendime ndër të cilët edhe një për rikonstruksionin ose riparimin e banesave individuale apo pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në tre bashki si Durrës, Shijak dhe Kurbin.  Si rrjedhojë është caktuar një tjetër fond që këtë herë do të jetë 1 miliardë e 349 milionë e 321 mijë e 530 lekë.

Kjo shumë e cila vjen nga Fondi i Rindërtimit është miratuar në buxhetin e vitit 2020 dhe më konkretisht 830 milionë e 944 mijë lekë do të shkojnë për Kurbinin, 127 milionë në Shijak dhe 391 milionë e 200 mijë për Durrësin. Arsye se përse është vendosur kjo shifër për Durrësin, edhe pse qyteti ku tërmeti la pasojat më të rënda, është se kjo bashki një javë më parë përfitoi nga një tjetër VKM nga e cila iu akorduan 3 miliardë e 220 milionë lekë.

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave për këtë rast bëhet një saktësim ku thuhet se fondin do të mund ta përfitojnë  banesat dhe pallatet, pronarët e të cilëve bëjnë pjesë në grantet për rikonstruksion. Pra banesat të cilat janë dëmtuar lehtë apo rëndë, por që nuk kanë nevojë për t’u shembur dhe për t’u ndërtuar nga e para.

Një javë më parë, me një tjetër VKM, u akordua fondi prej 4 miliardë e 852 milionë lekësh për Bashkitë Tiranë, Durrës, Leshë, Krujë dhe Kavajë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy