15 vite burg për ata që ndotin detin

15 vite burg për ata që ndotin detin

“Kodi penal është hartuar që në vitin 1995. Ligjet që kemi njësuar, flasin qartazi që ndotësi duhet të paguajë, por institucionet ligjzbatuese hasin vështirësinë e vakumit ligjor për të mos penalizuar”, shprehet ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Për të plotësuar këtë vakum ligjor, Ministria e Mjedisit propozon disa ndryshime në Kodin Penal që parashikojnë deri në 15 vite burg për autorët e krimit mjedisor, si në rastin e prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme.

Dëmtimi i pyjeve është shkaku kryesor i përmbytjeve me të cilat përballet vendi, në çdo sezon dimëror. Ndaj, ministria propozon shtimin e veprës penale “Shkaktim i Fatkeqësive Mjedisore”, për të cilën parashikohet 5 deri në 15 vite burg, - raporton Top Channel.

E njëjta masë propozohet edhe për veprën penale “Ndotje e Ujërave Detare nga mbetjet vajore dhe hidrokarburet”.

Kurse për rastet e “Shkatërrimit të Monumenteve të Natyrës, Fondit Pyjor dhe Zonave të Mbrojtura”, dënimi i parashikuar është nga 1 deri 5 vite burg. Paketa e plotë me të gjitha amendimet e Krimeve Mjedisore në Kodin Penal do të dorëzohet brenda vitit 2016 në Ministrinë e Drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy