
30 shtatori- Dita Ndërkombëtare e Përkthimit është një ditë ndërkombëtare që njeh profesionistët e përkthimit.
Kjo ditë, që festohet më 30 shtator, bie në ditën e festës së Shën Jeronimit, përkthyesit të Biblës i cili konsiderohet shenjt mbrojtës i përkthyesve.
30 shtatori kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953.
Më 24 maj 2017, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 71/288 dhe e shpalli 30 shtatorin Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, duke njohur rolin e përkthimit profesional në Lidhjen e Kombeve.
Dita Ndërkombëtare e Përkthimit është menduar si një mundësi për t’i bërë homazhe punës së profesionistëve të gjuhës, e cila luan një rol të rëndësishëm në bashkimin e kombeve, lehtësimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e paqes dhe sigurisë botërore.
Përkthimi i një vepre letrare ose shkencore, duke përfshirë veprën teknike, nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, përkthimi profesional, duke përfshirë përkthimin e duhur, interpretimin dhe terminologjinë, është i domosdoshëm për ruajtjen e qartësisë, klimës pozitive dhe produktivitetit në diskursin publik ndërkombëtar dhe komunikimin ndërpersonal.



