Reshje dëbore në pranverë

Reshje dëbore në pranverë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë këtë të martë pranvere të 24 marsit, pothuajse të gjithë vendin. Bora ka surprizuar këtë mëngjes edhe qytetarët e Tiranës.

Mësohet se janë zbardhur nga reshjet e dëborës qytetet juglindore dhe verilindore të vendit, si Korçë, Peshkopi, Bulqizë, Pukë, Lezhë etj.

Dëbora është shoqëruar me erë të fortë dhe ngrica. Në zonën e Dibrës e pikërisht në fshatrat e Bulqizës trashësia e dëborës në njësitë administrative Zerqan, Trebisht, Ostren, Martanesh, Fushë Bulqizë, Shupenzë dhe në disa fshatra të njësisë Gjoricë trashësia e dëborës varjon nga 15 cm deri në 30 cm në fshatrat e thella.

Megjithatë, krejt ndryshe nga herët e tjera, kur qytetarët dilnin për të shijuar dëborën, sot, ata nuk mund të dalin, pasi janë mbyllur në shtëpi nga frika e virusit Covid-19.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy