Në Prishtinë u mbajt mini-maratona humanitare “Vrapo Babadimër”

Në Prishtinë u mbajt mini-maratona humanitare “Vrapo Babadimër”

Një numër i madh personash kanë marrë pjesë në edicionin e shtatë të mini-maratonës humanitare “Vrapo Babadimër”, e cila organizohet çdo dhjetor në Prishtinë.

Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është rritja e donacioneve për t’i ndihmuar familjet e varfra dhe fëmijët e prekur me leukemi në Kosovë, me rastin e festave të fundvitit.

Te mini-maratona, ku kanë marrë pjesë mbi 1000 babadimra, janë parë duke vrapuar qindra njerëz me kostume babadimri.

Për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarjeje, është nevojitur blerja e kostumeve të babadimrit, me qëllim që paratë të shkojnë për familjet në nevojë.

Ky edicion i shtatë i “Vrapo Babadimër” ishte i hapur për të gjithë pa dallime, të rritur dhe fëmijë, por edhe për persona me nevoja të veçanta.

Pjesë e kësaj mini-maratone ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Vrapo Babadimër”, mbështetet edhe nga KFOR-i.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy