Kosovë/ VV akuzon qeverinë për paaftësi në fillimin e vitit shkollor

Kosovë/ VV akuzon qeverinë për paaftësi në fillimin e vitit shkollor

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti për paaftësi në fillimin e vitit të ri shkollor.

Kjo parti opozitare konsideron se ekzekutivi nuk e ka prioritet arsimin dhe se ka krijuar paqartësi tek nxënësit, mësimdhënësit dhe tek vetë prindërit.

Për të gjitha këto, partia e e ish-kryeministrit, Albin Kurti ka thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, kërkesë e cila do të trajtohet sot në mbledhjen e kryesisë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, përmes një konference për medie, tha se qeveria për gjithë muajt që kishte në dispozicion nuk ka bërë asgjë që të niste mbarë fillimi i vitit të ri shkollor.

“Sinjali i parë dhe vula që kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin është shkurtimi i buxhetin për arsim”, tha ai.

Ministria e Arsimit të Kosovës ka propozuar që në fazën e parë të fillojnë mësimin klasat 1, 2, 3, 6, 10 në të gjitha shkollat në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, në fazën e dytë, më 21 shtator, të fillojë mësimi për klasat 7, 8, 9, dhe 11, 12, duke vijuar mësimin dy ditë në shkollë dhe tri ditë online.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy