Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton ndryshimet në ligjin për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë ku caktohet që për moshën 75 vjeç mjetet e identifikimit të jenë pa afat.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në drejtimin e kryetares, Ermonela Felaj, në mbledhjen e sotme online, vijoi dhe sot shqyrtimin e projektligjit për një shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” të ndryshuar”.
Zëvendësministrja në Ministrinë e Brendshme, Rovena Voda, sqaroi se ky propozim ka të bëjë me afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit për shtetasit e moshës mbi 75 vjeç.
“Letërnjoftimi i shtetasve të cilët në momentin e aplikimit për pasaportë kanë mbushur moshën 75 vjeç, të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë”, detajoi Voda.
Anëtarët miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi projektin në fjalë.



