Zgjati 13 orë, realizohet ndërhyrja e rrallë në Pediatrinë e Tiranës

Zgjati 13 orë, realizohet ndërhyrja e rrallë në Pediatrinë e Tiranës

Një ndërhyrje tepër e rrallë kirurgjikale, e cila zgjati plot 13 orë, u realizua me sukses në Pediatrinë e Tiranës.

Një lajm i tillë jepet nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ndan edhe një video lidhur me ndërhyrjen.

Pas ndërhyrjesh të njëpasnjëshme menjëherë pas lindjes, duke devijuar rrugët urinare pa e futur Danielin e vogël në dializë, falë një pune shumëvjeçare të stafit të shërbimit të Nefrologjisë dhe Kirurgjisë Pediatrike, tashmë u realizua zmadhimi i vezikës dhe devijimi urinar permanent, në mënyrë që Danieli të bëjë një jetë të shëndetshme, deri në momentin e transplantit renal të mundshëm në të ardhmen.

Ministrja bën të ditur se operacioni i shkallës së lartë të vështirësisë u realizua nga stafi mjekësor me kirurg primar Prof.Asc. Dritan Alushani, Dr. Aulona Haxhirexha, Dr. Labeat Haxhirexha, anestezist reanimator Dr. Amarold Balliu, kryeinfermiere Silvana Laçi, infermiere instrumentare Nora Tafaj dhe infermieret Marjeta Shehi dhe Irini Ngjiro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy