Deri në 30 miliardë lekë përllogaritet dëmi që u është shkaktuar fermerëve nga përmbytjet e muajit janar. Bujqësia sipas ekspertëve është sektori më i goditur dhe nëse nuk merren masa për parandalimin e përmbytjeve kreditimi nuk do të japë asnjë efekt për rimëkëmbjen e sektorit.



