
Banorët e “5 majit” prej ditësh kanë kundërshtuar prishjen e banesave, duke kërkuar dëmshpërblim me vlerë tregu për çdo metër katror. Në studion e MCN TV, Gjin Nikolli, banor i kësaj zone, tha se nuk ka pasur asnjë dëgjesë publike me banorët.
Abuzohet duke thënë se ka një projekt për tërmetin. Është i 2017, kur nuk ka pasur tërmet. Kur është bërë projekti nuk është bërë dëgjesë publike. Atëherë s’e bënë, tani s’e bëjnë. Kur do ta bëjnë?
Nikolli tha më tej se banorët e kanë blerë tokën ku kishin ndërtuar shtëpitë.
Ne nuk kemi zaptuar asnjë cm tokë. Shumica e kanë blerë sepse aty ka pasur objekte të shtetit. 50% janë marrë me letra me vlerë.



