Lezhë, nis puna në Gjadër për ndërtimin e kampit të refugjatëve

Lezhë, nis puna në Gjadër për ndërtimin e kampit të refugjatëve

Në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar me Italinë. Nga pamjet e siguruara nga MCN, punimet janë në fazat e para.

Refugjatët do të priten në një strukturë që do të ngrihet në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 kilometër në Gjadër, ku do të qëndrojnë pa afat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin. Në hyrjen e fshatit Gjadër ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen.

Edhe për sigurimin e ujit të pijshëm, por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale.

Sipas burimeve, fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy