India ka regjistruar të paktën 95 mijë e 735 raste brenda 24 orëve të fundit me koronavirus.
Ky nivel infeksioni është konsideruar një rekord i ri për numrin më të lartë të rasteve të raportuara në një ditë nga një vend i vetëm, shkruan CNN, duke iu referuar të dhënave të Universitetit John Hopkins.
Për JHU, India po përballet çdo ditë me shifra shumë të larta infeksioni krahasuar me vendet e tjera që gjithashtu kanë raportuar një shifër të lartë rastesh të reja me Covid-19, siç mund të jenë SHBA dhe Brazili.
Që nga dita e enjte në mëngjes, India ka shënuar një shifër prej 4.4 milionë rastesh të konfirmuara me Covid-19 në të gjithë vendin dhe më shumë 919.000 prej tyre janë raste aktive, referuar Ministrisë së Shëndetit dhe Mirëqënies së Familjes të Indisë.
Numri i përgjithshëm i personave të shëruar është 3.4 milionë, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.



