Mali i Zi rihap kufijtë me Shqipërinë në fillim të qershorit

Mali i Zi rihap kufijtë me Shqipërinë në fillim të qershorit

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç deklaroi se “Vendet e para me të cilat Mali i Zi do t’i rihapë kufijtë në fillim të qershorit, janë: Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia”.

Markoviç tha gjithashtu se këto vende i plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, dhe përkatësisht kanë deri në 25 të infektuar për 100,000 banorë.

Së paku edhe dy shtete të rajonit i plotësojnë kushtet, por situata ndryshon nga dita në ditë. Ka mundësi që t’i hapim kufijtë edhe me këto shtete të rajonit, por varet se si do të jetë situata kur urdhri të hyjë në fuqi”, tha Markoviç.

Të huajve që do të hyjnë në Mal të Zi, nuk do t’iu kërkohet testim i posaçëm, por do t’iu jepen udhëzime të qarta që duhet t’i ndjekin gjatë qëndrimit në Mal të Zi.

Mali i Zi, si edhe shumica e vendeve në Europë, i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri malazez po ashtu tha se nga fillimi i javës së ardhshme synohet të rihapen edhe çerdhet e fëmijëve, si dhe të mundësohet që një numër i kufizuar i njerëzve të ndjekin ngjarjet sportive.

Mali i Zi, që nga 5 maji, pas 68 ditësh nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus, nuk ka asnjë person të sëmurë me COVID-19.

Në total, në Malin e Zi janë infektuar 324 persona, prej tyre 315 janë shëruar dhe nëntë kanë vdekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy