Të protestojmë kundër diktaturës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton me 7 maj qytetarët në shesh

Të protestojmë kundër diktaturës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton me 7 maj qytetarët në shesh

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur të enjten me datë 7 maj një protestë “kundër diktaturës” në Tiranë.

Përmes një njoftimi për mediat, Aleanca sqaron se mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë mes fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para Qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak.

Mbi 110 mijë njerëz kanë humbur punën në këta dy muaj, pa llogaritur këtu gjysmën e popullsisë së vendit që jeton në fshat. Shqipëria, e varfër dhe e zhytur në borxhe edhe para epidemisë, tani rrezikon falimentimin ekonomik. FMN dhe BB kanë parashikuar qysh tani një rënie prej 5-7% të prodhimit kombëtar”, citohet nga njoftimi.

Aleanca tregon se Shqipëria është tërhequr nga 5 nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa OKB dhe KE kanë paralajmëruar rrezikun e shfrytëzimit të epidemisë si pretekst për fuqizimin e regjimeve autoritare, si Shqipëria.

Protesta është planifikuar për t’u zhvilluar këtë të enjte, në orën 12.00, në sheshin Skënderbej.

Pjesëmarrësve u kërkohet që të ruajnë distancën dhe të përdorin maska gjatë protestës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy